Akademik Rexhep Qosja, që në qershor të këtij viti mbush 86 vjet e ka sulmuar përsëri Sali Berishën kësaj radhe edhe për moshën e tij. Qosja pas disa muajsh, ka shkruar në Facebook se moshanikët e Berishës i cili është 77 vjeçar enden spitaleve me diagnoza mjekësore ndërkaq ish-kryeministri shqiptar po e tollovit Shqipërinë e Kosovën. Si zakonisht, Qosja, ka marrë në mbrojtje Ramën.
“Megjithëse në moshën kur moshanikët e tij (Sali Berishës) enden korridoreve të spitaleve me fashikuj në duar plot diagnoza e dokumente të tjera mjekësore, ai po i bën këto beteja politike dhe që gati një vit po i tollovit shqiptarët në Shqipëri e Kosovë, unë, pas qindra e qindra faqeve të shkruara kundër politikës së tij, do të shkruaj tani një panegjirik për të: për energjitë e tij, për demagogjitë e tij artistike, për mendimet e tij të qarta, buçitëse, të sistemuara, të tejpërtej dëgjuara. E di se me atë panegjirik nuk do ta shpëtoj prej veprimit kundër vetvetes, por unë do të përpiqem ta bëj të amshueshëm në historinë shqiptare përplot të Papritura e Fatkeqësi”, ka shkruar ai.