Disidenti
Lajme

“Qeveria rrëzohet në shtator”/ vjen kundërpërgjigjja për Hisen Berishën: Elemente të caktuara nga PDK dhe LDK janë të lidhur drejtpërsëdrejti me Vuçiqin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka paralajmëruar rrëzimin e Qeverisë Kurti në shtator, duke thënë se të gjitha partitë duhet të punojnë fort për ta larguar “çeçenizimin” si opsion të politikë bërjes.

“Në shtator, Kuvendi i Republikës së Kosovë besoj se do t’i kryejë të gjitha procedurat e votëbesimit të kësaj qeverie, do ta rrëzojë qeverinë. Ne si kuvendarë të të gjitha partive duhet të punojmë fort për ta larguar ‘çeçenizimin’. Për ketë jam optimist!”, u shpreh tutje deputeti opozitar.

Përveç Berishës, edhe deputetë të tjerë të partive opozitare kanë kërkuar dhe kanë dhënë parashikimet e tyre për rrëzimin e Qeverisë Kurti në vjeshtë.

E këto deklarata i ka komentuar për gazetën “Bota sot”, publicisti Gani Qarri.

Ai ka thënë se deputeti Hisen Berisha ka filluar t`i përsëris prononcimet e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, duke theksuar se kjo çon në dyshime se veprimtaria e opozitës ëshë ekoordinuar me Beogradin.

“Mjerisht diskutimet e deputetit të vonuar të PDK-së Hisen Berisha, kanë eskaluar deri në shkallë perversiteti, sa që përveç nivelit të dyshimtë dhe të cekët e me vlerë tërësisht minore, po konsiderohen edhe si shprehje të ulëta seksiste, të thëna publikisht edhe në Kuvend në organin më të lartë legjislativ, të shtetit të Kosovës, të cilat nuk do ti kishin hije asnjë analfabeti politik, se lëre më një deputeti dhe njeriu që e mbanë veten edhe si ish oficer i lartë, i betejave të mëdha, të cilat në fakt i ka fituar tjetër kush.

Pas dallaveregjiut të njohur Arben Gashi, tanie edhe Hisen Berisha i PDK-së, përveç se nuk di më ti përmbahet debatit parimor në Kuvend dhe të përdor fjalorë të nivelit parlamentar, duket se është infektuar keq nga halucinacionet e deputetit të LDK-së dhe ka nisë të përsërisë prononcimet e Gashit, të cilin e ka edhe anas, se kinse të dy ata, janë të bindur, që në shtator do të rrëzohet Qeveria Kurti.

Duke pasur parasysh se kohëve të fundit, paralajmërime të tilla vijnë edhe nga Serbia, ky akt i paprecedent jo vetëm penalizon, por rritë edhe më tepër dyshimet e arsyeshme të qytetarëve të Kosovës, se elemente të caktuar nga partitë opozitare, veçanërisht nga PDK dhe LDK, jo vetëm që nuk veprojnë në favor të interesave shtetërore të vendit, por vërtetë janë të lidhur drejtpërsëdrejti me Aleksandër Vuçiqin në Beograd”, ka thënë Qarri për “Bota sot”.

Këtë mendim Qarri e arsyeton me paralajmërimin e presidentit serb për tërheqje të Listës serbe nga Qeveria Kurti në vjeshtë.

“Dhe të njëjtit bëjnë bashkërisht, koordinimin e veprimeve, në mënyrë që ashtu siç ka planifikuar Aleksandër Vuçiqi, me tërheqjen në vjeshtë, të dorës së zgjatur të Serbisë, si Lista serbe, nga Qeveria, PDK dhe LDK, me forca të bashkuara me Vuçiqin, ta detyrojnë edhe rrëzimin e Qeverisë Kurti-2, dhe imponojnë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, për realizimin e qëllimeve të Serbisë në Kosovë”, shprehet ai.

Prandaj, Qarri thotë se deklaratat e deputetëve të veçantë të opozitës, janë plotësisht të të njëjtës frymë, me veprimet nga Serbia dhe nuk dallojnë për asnjë milimetër nga përmbajtja as qëllimi i Serbisë, për ta dëmtuar sa më rëndë popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Veprimtari e sinkronizuar e deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së, të cilët çuditërisht si Gashi, ashtu edhe Berisha, megjithëse u takojnë dy partive me emra të ndryshëm, vijnë nga i njëjti regjion gjeografik, duhet të hetohet me urgjencë dhe seriozitet nga organet përkatëse të rendit e të ligjit”, nënvizon ai.

Për këtë publicisti Qarri ka kërkuar formimin e një komisioni të jashtëzakonshëm shtetëror për parandalimin e rreziqeve nga ëntët e infiltruar të Serbisë në parlament.

“Dhe në përputhje me gjendjen në vend, të ngritët një komision i jashtëzakonshëm shtetëror për parandalimin e rreziqeve nga Elementet e infiltruara të Serbisë në parlament, partitë politike dhe gjithë politik bërjen e shtetit të Kosovës, i cili do të vërtetonte nëse veprimtaria e njerëzve të tillë, vërtetë kooketon vetëm rastësisht me deklaratat e Vuçiqit, apo ata janë të porositur të përhapin propagandën e Serbisë nga shërbimet e fshehta të këtij vendi ish okupator të Kosovës, që fatkeqësisht, sidomos ditëve të fundit, njëmend kanë nisur të shpeshtohen shumë, duke ftuar edhe Richard Grenellin ti bashkohet propagandës së tyre, jo vetëm kundër qeverisë Kurti, por edhe kundër shtetit të Kosovës”, ka përfunduar ai.

MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkohet diploma e fakultetit as përvoja e punës

Disidenti.net

Krasniqi: Konfliktin në veri e evitoi në momentin e fundit ky zyrtar amerikan, hera e dytë që Kurti po e rrezikon vendin

Disidenti.net

Shuhen shpresat e Serbisë për Asociacionin/ Juristi nga Belgjika ka disa pyetje që nuk do iu pëlqejnë Thaçit e Mustafës!

Disidenti.net
Disidenti

“Qeveria rrëzohet në shtator”/ vjen kundërpërgjigjja për Hisen Berishën: Elemente të caktuara nga PDK dhe LDK janë të lidhur drejtpërsëdrejti me Vuçiqin