Disidenti
Lajme

Qeveria nuk e përjashton mundësinë e mbylljes për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

0Shares
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka folur rreth masave antiCOVID të cilat mund të merren pas rritjes së rasteve pozitive ditëve të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeziu nuk ka përjashtuar marrjen e masave, por ka deklaruar se do të shikohet që masat kufizuese të kenë edhe natyrë mbështetëse.

I pyetur nëse do të ketë mbyllje për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me koronavirus, Kryeziu ka deklaruar se duhet të studiohet situata.

“Ka nevojë për një studim të mirëfilltë të situatës. Ajo i mbetet së pari Ministrisë së Shëndetësisë e së dyti bashkëpunimit që ka me institucioneve këshillëdhënëse e ekspertëve shëndetësorë të propozojnë masat, kjo pastaj vije në Qeveri dhe konsultohet me Kryeministrin dhe me ministrat. Që të sigurohet që secila masë që ka natyrë kufizuese, të ketë edhe natyrë mbështetëse”, ka deklaruar Kryeziu në Kanal10.

Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë është shënuar numër i madh i rasteve pozitive me koronavirus.

Rritja e numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit, është kërkuar të merren masa të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e situatës me koronavirus.

Të dielën ka arritur në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave anti-Covid. 24 mijë dozat e ardhura do t’u shpërndahen personelit mjekësor dhe të moshuarve të moshës mbi 80-vjeçare.

Pejani kërkon ndihmën e Policisë pasi gruaja ia mbylli derën e banesës: Fjeta në shkallë…

Disidenti.net

32-vjeçarja i çon drogë familjarit të burgosur në Burgun e Dubravës, kapet në flagrancë dhe arrestohet

Disidenti.net

Abdixhiku konfirmon se do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër: Do të matem me Kurtin

Disidenti.net