Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar dy propozim-vendime lidhur me realizimin e projektit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Kjo marrëveshje është bërë ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, ka njoftuar Qeveria.
Në mbledhjen elektronike të mbajtur sot, është miratuar edhe vendimin për rekomandimin e Presidentes së Kosovës për autorizimin e ministrit të MPHI për nënshkrim të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.