Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Qeveria kthen shtatë ditë karantinë për qytetarët e pavaksinuar dhe që nuk janë testuar që hyjnë në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID, pas rritjes enorme të rasteve të reja të vdekjeve si pasojë e infektimit me coronavirus dhe rasteve të reja pozitive.

Në mbledhjen e 32-të të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se institucionet janë të detyruara të shtrëngojnë masat për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë detaje edhe për rregullat e reja për të gjithë ata që duan të hyjnë në territorin e Kosovës.

Tani qytetarëve që hyjnë në Kosovë nga pikat kufitare do t’u kërkohet dëshmia e vaksinimit, testi PCR i 72 orëve të fundit apo ai serologjik i 30 ditëve të fundit, pavarësisht shtetësisë së tyre.

Lexo edhe:  Hoxhaj: Serbia po armatoset nga Kina, BE-ja ende asnjë fjalë

“Të gjithë qytetarët pavarësisht shtetësisë janë të obliguar që në pikëkalimet kufitare të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshminë e vaksinimit, testit PCR të bërë në 72 orët e fundit , ose testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë. Në të kundërtën duhet të plotësojnë formular nën betim dhe të vetizolohen për shtatë ditë”, ka thënë Vitia.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net