Disidenti
Lajme

Qeveria Hoti e “lëshon dorën”, paga shtesë për Shërbimin Korrektues, Doganat, ATK-në…

0Shares

Qeveria Hoti e ka lëshuar dorën në ditët e fundit të ekzistencës së saj. Në takimin virtual të Qeverisë që po ndodh këto momente, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të alokojë mjetet shtesë për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Punëtorët e Shërbimit Korrektues pritet t’u plotësohen kërkesat pas protestave që kishin ditëve të fundit.

Qeveria do t’i gëzojë sot edhe punëtorët e Doganave, ATK-së dhe AUV-së që do t’u alokjë mjete nga Programi i rimëkëmbjes ekonomike, shkruan Indeksonline.

Arsyetimi i Qeverisë për këto mjete është për shkak të angazhimit të shtuar në punë në luftën ndaj pandemisë.

Për ndarjen e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës të premtën ka patur reagim edhe nga Albin Kurti.

“Keqshpenzim të buxhetit nën maskën e përballjes me pandeminë, por kryekëput me synimin e ndikimit në mbështetjen elektorale. Secili vendim që ka nënkuptuar shpenzim të pakontrolluar të parasë publike pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të auditohet dhe për çdo keqpërdorim do fillohen procedurat normale të kërkimit të përgjegjësisë” ka thënë Kurti në reagimin e fundit.

Fondacioni Golden Eagle bën thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndanë 30,000 euro

Disidenti.net

Mirena: Afrim Bunjaku, që sot ra në detyrë, shteti nuk i ka garantuar as sigurim shëndetësor, as sigurim jetësor, e Qeveria ua ka hequr edhe shtesat për rrezikshmëri në punë

Disidenti.net

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Disidenti.net
Disidenti

Qeveria Hoti e “lëshon dorën”, paga shtesë për Shërbimin Korrektues, Doganat, ATK-në…