Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta anuluar shpronësimin e pronave të ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Klinë-Zahaq.
Në vitin 2019 Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pas gjetjeve të auditorit që shpërfaqin shkelje të shumta në procesin e shpronësimit që preken nga ndërtimi i kësaj autostrade dhe për qellim të ndaljes së keqpërdorimit të parasë publike përkatësisht për shpërputhjen prej 12 milionë eurosh, ky vendim po anulohet.
Kohë më parë, Ministri i Financave Hekuran Murati, ka publikuar dokumente në të cilat, haptazi Qeveria Haradinaj kishte rritur vlerat e tokave që do të shpronësoheshin, ku në fillim shpronësimet në ato zona do të merrnin diku 31 milion euro, por më vonë kjo shifër është ngritur në 42 milion euro./Observeri/