Disidenti
Lajme

Që nga marsi, në faturë do t’ju figurojë çmimi më i lartë

0Shares

Qytetarët e Kosovës pas muajit mars do t’i paguajnë faturat e rrymës pa zbritje.

Kjo për shkak të një vendimi të ri që ka marrë Qeveria në detyrë për përgjysmimin e mjeteve që kishte ndarë për subvencionimin e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme, në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Me vendimin paraprak, tashmë të shfuqizuar, qeveria kishte ndarë një shumë prej rreth 16 milionë euro, të cilat do tu jepeshin prodhuesve të energjisë nga burimet e ripërtërishme përmes KOSTT-it. Kjo nënkuptonte që shuma që do e përfitonin këta prodhues, do t’iu zbritej konsumatorëve.

Vendimi i fundit i marrë nga Qeveria e Kosovës (nr. 03/64 i datës 12 Shkurt 2021) ka përgjysmuar shumën e paraparë për t’u ndarë tek këta prodhues, nga 16 milionë në 8 milionë. Me përgjysmimin e buxhetit për subvencionim të prodhuesve të energjisë nga burimet e ripërtërishme , sipas amandamentit të marrëveshjes së nënshkruar nga palët, do të shkurtohet edhe periudha përfituese e zbritjes në fatura, e cila do të përfundojë me faturimin e muajit mars 2021 dhe nuk do të aplikohet për muajt vijues.

KESCO njofton konsumatorët që konform marrëveshjes paraprake, konsumatorët tashmë kanë përfituar nga zbritja në faturat e energjisë për periudhën Janar-Shkurt, ndërkaq për muajin mars sipas vendimit dhe marrëveshjes se re do të zbatohet zbritja prej 3.802 euro/MWh.

Amendamenti i marrëveshjes i nënshkruar ndërmjet palëve zbatuese të Ligjit: Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ZRRE, KOSTT dhe KESCO do të zbatohet në faturat e muajit Mars.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net