Disidenti
Botë

Putin nxjerr “djallin” kundër Perëndimit/ Nisin testimet për armën më shkatërrimtare të prodhuar në Rusi

Rusia vijon me kërcënimet e saj për perëndimin, teksa së fundmi situata është bërë më serioze.

Kremlini zyrtar ka paralajmëruar se do të rinisë testet e reja me raketën vdekjeprurëse hipersonike “Satan-2” , sulmet e të cilës janë përshkruar si të pashmangshëm. Arma më e rëndësishme e ndërtuar ndonjëherë nga Kremlini është në prag të “prodhimit serial”, ndërsa shefi hapësinor i Vladimir Putinit, Dmitry Rogozin, është parë duke inspektuar raketën gjigante ndërsa ajo u dërgua në një pyll në Siberi nëpërmjet hekurudhës.

“Raketa më e fuqishme në botë me majë bërthamore me rreze globale është duke u përgatitur për teste të reja dhe prodhim në seri”, tha Rogozin.

Muajin e kaluar ai e quajti raketën hipersonike si “arma e kiametit”, ndërsa asaj i atribuohet edhe emri “Sarmat”.

Televizioni shtetëror rus dhe politikanët kanë sugjeruar rregullisht përdorimin e raketës gjatë krizës në Ukrainë. Shefi i Roscosmos vizitoi së fundmi uzinën e mbrojtjes Krasmash në Krasnoyarsk, në Siberinë lindore, për të inspektuar procesin e prodhimit të Sarmat për testet e fluturimit.

Nisja e parë dhe deri më tani e vetme provë e një “Satan-2” ishte më 20 prill nga kozmodromi Plesetsk në Rusinë veriore. Pavarësisht kësaj, Rusia është e përkushtuar të vërë në punë raketën me forcat raketore strategjike të vendit deri në fund të vitit.

Në prill, aleati i ngushtë i Putinit, Rogozin tha se do të kishte “disa teste të tjera për të vërtetuar përputhjen e sistemeve me parametrat teknikë të vendosur nga klienti kryesor që është Ministria e Mbrojtjes së Rusisë”.

Ai gjithashtu ka thënë se prodhimi masiv i raketës hipersonike me peshë 208 ton dhe shpejtësi 15,880 milje për orë është ‘në plan’ dhe do të nisë jo më vonë se vjeshta, gjë që sugjeron se do të ketë disa teste të ardhshme.

Arma ka përmasat e një kulle 14-katëshe dhe Rogozin ka thënë se “Satan-2” është shumë më e avancuar se çdo armë tjetër që ka aktualisht Perëndimi.

“Sa i përket performancës teknike, ajo që ata kanë në arsenalin e tyre sigurisht që mbetet prapa asaj që kemi ne”, tha ai së fundmi.

Rusia i liron të burgosurit nëse pranojnë të luftojnë në Ukrainë

Disidenti.net

Rikthimi i madh i Gjermanisë, tre vendimet që e cimentojnë si fuqia kryesore europiane

Disidenti.net

Nxehen gjakrat, ministri turk: Me lejen e Zotit do ta marrim me not ishullin grek, përgjigjet Athina

Disidenti.net
Disidenti

Putin nxjerr “djallin” kundër Perëndimit/ Nisin testimet për armën më shkatërrimtare të prodhuar në Rusi