Disidenti
Lajme

“Pushka top tu baftë” – Mustafë Bajrami e quan ‘hipokrit të poshtër’ Halil Matoshin

0Shares

Një përplasje e tensionuar ka ndodhur para pak çastesh në studion e Politikos në Kanal10 ku po diskutohet për lirinë e shprehjes pas zhvillimeve të fundit të hoxhës nga Prizreni, Mazllum Mazllumi.

Publicisti e komentatori i Politikos, Halil Matoshi në një moment të përplasjes me teologun Mustafë Bajrami i tha këtij të fundit se do ta thërras Policinë e Kosovës që ta marrin nën mbrojtje pas deklaratave të tij dhe panelistëve në studio mbi temën që po diskutohet.

“Edhe nëse ty të sulmon dikush qysh e sulmuat profesorin kisha reaguar.”, i tha Matoshit – Bajrami.

“Pushka top tu baftë. Dilni krejt në xhamitë e Kosovës në udhë t’jau majtë.”, tha i acaruar Matoshi.

“Sonte unë duhna me thirr në mbrojtje Policinë e Kosovës prej qetyne njerëzve.”, u tha Matoshi komentatorëve i nervozuar.

Por, teologu Mustafë Bajrami këtë deklaratë nuk e priti aspak mirë.

Ai në moment të tensionuar e quajti Matoshin ‘hipokrit e të poshtër’.

“Ti nime po flet si hipokrit i poshtër. Unë s’thash ashtu. I poshtër.”, vazhdoi tutje Bajrami.

“A je me demokracinë e Kosovës e me ligjet a me sheriat. Njana bjen. Ti po e shkel me dy kamtë.”, ndërhyri edhe Gashi.

“Kqyre çfarë hipokriti qysh e shtrembëron fjalën.”, vazhdoi edhe më tutje Bajrami.

Ndaj deklaratave të Bajramit ka reaguar menjëherë autori i Politikos, Kushtrim Sadiku i cili e quajti të patolerueshme gjuhën e përdorur ndaj Matoshit.

Më poshtë momenti i plotë./Gazeta10

 

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net