Disidenti
Lajme

Punësimi në Gjermani, njohja e diplomës së zanatit/shkollës së Kosovës

0Shares

Ju që dëshironi të punoni në profesionin që keni mësuar në Kosovë, është shumë e rëndësishme në Gjermani njohja/pranimi i diplomës së zanatit ose shkollës suaj. Janë tri ose më shumë portale gjermane ku kosovarët mund të marrin informacione praktike se si njihen/pranohen në Gjermani certifikatat profesionale dhe diplomat e shkollës/zanatit: “www.anabin.de”, “www.anerkennung-in-deutschland.de” dhe “www.bq-portal.de”.

“WWW.ANABIN.DE”, ofron informacion për vlerësimin e certifikatave/diplomave të huaja arsimore dhe mbështet autoritetet, punëdhënësit dhe punonjësit, e individët në klasifikimin/njohjen/pranimin e diplomës së huaj në sistemin arsimor gjerman.

WWW.ANERKENNUNG-IN-DEUTSCHLAND.DE, ofron informacione të specializuara për njerëzit me diploma të huaja profesionale, nëse kanë nevojë për një vendim zyrtar të njohjes së diplomës, në mënyrë që të jenë në gjendje të punojnë në profesionin e tyre në Gjermani.WWW.BQ-PORTAL.DE, iu ofron kompanive gjermane informacione rreth vlerësimit të diplomave të huaja profesionale/shkollore, duke iu referuar diplomave/kualifikimeve profesionale, arsimore, e trajnimeve në Gjermani.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net