Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar për ndeshjen e parë të sezonit 2021/22 në La Liga kundër Real Sociedadit.
Barcelona e pret në shtëpi Sociedadin, takim ky që do të zhvillohet në “Camp Nou” nga ora 20:00.
Ekipi i Ronald Koeman ka zhvilluar një para-sezon fantastik dhe pritet ta vazhdojë formën e mirë edhe në La Liga.
Për këtë ndeshjes, trajneri holandez tashmë ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar.
Pjesë e kësaj liste është edhe sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili zhvilloi një para-sezon fantastik.
Manaj pritet ta bartë fanellën me numër 14 këtë sezon, edhe pse fillimisht u përfol se mund ta merrte 10-shin e lënë bosh nga Lionel Messi.
Ndryshe, Manaj u regjistrua dje (e shtunë) së bashku me Memphis Depay dhe Eric Garcia, pasi Gerard Pique hoqi dorë nga 50 për qind e pagës së tij.