I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjecares, M.O nga Ferizaj, Dardan Krivaqa është arrestuar sot nga policia e Kosovës.
Mediat lokale kanë publikuar pamje ku Krivaqa shihet brenda stacionit policor.
I njëjti fillimisht kishte tentuar që t’i ikë policisë me një bicikletë, e në kërkim ka qëndruar për dy ditë.
Dardan Krivaqa dyshohet se kreu veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, duke e privuar nga jeta partneren e tij 18-vjeçare, M.O.
Krivaqa bashkë me të dyshuarin tjetër, Arbër Sejdiun, të dielën e kishin dërguar 18-vjeçaren pa shenja jete në emergjencën e Spitalit Rajonalt të Ferizajt.
Dy të dyshuarit më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.