Disidenti
Lajme

Publikohet dokumenti/ Njeriu i afërt i Ramush Haradinajt mori leje nga Serbia si shtetas serb për biznes – ja i referohet Kosovës

0Shares

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbajti si këshilltar biznesmenin, Gazmend Abrashin që si shtetas i Serbisë kishte marrë leje nga autoritetet serbe për qëllme biznesore.

Në dokumentin ekskluziv të siguruar nga Syri net Kosova shihet se Abrashi është prezantuar si shtetas i Republikës së Serbisë, përderisa biznesi i tij ‘Feniks Farma DOOEL’ kishte fituar të drejtën e shpërndarjes së prodhimeve farmaceotike drejt Kosovës të cilës i referohet si ‘Krahinë Autonome e Kosovë-Metohisë’.

Më tej në dokument thuhet se për lëshimin e kësaj leje nga Autoriteti i Konkurrencës së Serbisë, kompania farmaceotike e Abrashit kishte kryer detyrimin financiar prej plot 25 mijë euro.

“MIRATOHET në procedurë të shkurtuar përqendrimi i pjesëmarrësve në treg si rrjedhojë e marrjes së kontrollit të drejtpërdrejtë mbi shoqërinë “Feniks Farma DOOEL” [sh.p.k.], me seli në adresën ul. Jadranska magistralna, br. 31, Skopje-Butel, RIJ Maqedoni, regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë me numër 5519578, sa i përket shpërndarjes së synuar të prodhimeve farmaceutike në territorin e Krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë, duke përfshirë krejt “Listën e aseteve dhe kontratave kyçe” të datës 2 nëntor 2015, dhe që kontrollohet nga personi fizik Gazmend Abraši, shtetas i Republikës së Serbisë”

“KONSTATOHET se shoqëria “Feniks Farma DOOEL” [sh.p.k.], me seli në adresën ul. Jadranska magistralna, br. 31, Skopje-Butel, RIJ Maqedoni, ka përmbushur në plotëni detyrimin e saj për të paguar tarifën e lëshimit të këtij vendimi më 9 dhjetor 2015, duke paguar shumën prej gjithsej 25.000,00 euro (me fjalë: njëzetë e pesë mijë euro) në dinarë të kundërvlershëm sipas kursit mesatar të këmbimit të Bankës Kombëtare të Serbisë në ditën e pagesës, në llogari të Komisionit të Mbrojtjes së Konkurrencës, të hapur pranë Departamentit të Thesarit në Ministrinë e Financave”, thuhet mes tjerash në dokumentin e siguruar nga Syri.net.

Image

Image

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net