Disidenti
Lajme

PSD-ja me aksion te Qeveria: Kurti s’po bën zë për aktakuzën e Aliut

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aktivitet simbolik te objekti i Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë vendosur disa pllakate me në ndërtesën e Qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të ri të Infrastrukturës, Liburn Aliu, krejt kjo pasi ky i fundit ka një aktakuzë keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Teuta Rrusta, nga kjo parti tha se përderisa VV-ja kritikonte për nivel të lartë të korrupsionit, vet kreu i saj në Qeveri ka emëruar një ministër me aktakuzë.

Sipas saj, madje kreu i Qeverisë nuk po bën zë sa i përket kësaj aktakuze, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

“Ne sot kemi ndërmarr një aksion simbolik ku i kemi shkruar dy letra njëra për ministrin Aliu dhe një për Kurtin të cilët në diskutimin e fundit lidhur me korrupsionin nuk janë bërë të gjallë. Këto do të duheshin të ishin letra njëra e dorëheqjes dhe tjetra e pranimit të cilët kanë vendosur standarde të tilla se si duhet me funksionuar morale e shoqëria”.

“VV-ja e ka pas temë qendrore korrupsionin dhe e ka adresuar në mënyrë të dobët duke e adresuar si çështje morale dhe ka vendosur standarde se nuk do të pranojnë ministra me aktakuza , por ministri Aliu e ka një aktakuzë dhe që nuk është përgjigjur dhe Kurti nuk ka bërë zë”.

Prekëse: Para se ta lëshojnë Kosovën, dy nxënëset përshëndeten me shokët e shoqet e klasës

Disidenti.net

Bien çmimet e derivateve në Kosovë, rikthehen në nivelin e para tri viteve

Disidenti.net

Mjeku nga Kosova: Operimi i një pacienti shqiptar më jep kënaqësi sa për 100 gjermanë

Disidenti.net
Disidenti

PSD-ja me aksion te Qeveria: Kurti s’po bën zë për aktakuzën e Aliut