Disidenti
Lajme

PSD hap referendumin për bashkim me Shqipërinë, duan që Kurti të votojë i pari

0Shares

Partia Social-Demokrate përmes një aktiviteti afër qeverisë ka krijuar një ambient për të votuar në referendumin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Nol Nushi, anëtar i kësaj partie, tha se këtë kuti votimi e kanë bërë enkas për kryeministrin Albin Kurti, dhe se presin që ai të vijë të votojë nga zyra e tij.

“Kemi vendosur një pikë votimi ku mund të votohet për referendumin për bashkimin me Shqipërinë. Kjo është nisë nga deklaratat e Kurtit, i cili thoshte se po t’i jepet mundësia, do të votonte për bashkim”, tha Nushi para mediave.

“Po e presim Kurtin që të vijë nga zyra e tij dhe të votojë. Ne e dimë se Kurti ka 700 punë, por besoj se punë ma të rëndësishme se bashkimi kombëtar nuk ka”, u shpreh tutje Nushi.

“Kjo pikë votimi është vetëm për zotin Kurti”.

Fronti Evropian – Kurtit: A po bindesh që s’ia vlenë të përkrahen njerëzit që e kanë humbur rrugën në oborr

Disidenti.net

Detaje ekskluzive: Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vdekje 44-vjeçarin në Pejë

Disidenti.net

E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë

Disidenti.net