Disidenti
Lajme

Protesta kundër Kurtit, Mehmeti reagon ashpër ndaj PDK-së: Deri dje bënin pazare me kriminelët serbë, sot dalin për hipokrizi

Me parulla “Kryeministër mos na shkel në gjak! Stop devijimit të historisë!” “Marre”, “Dorëheqje”, “Kërko falje”, “Mos shkel gjakun e dëshmorëve”, një grup njerëzish kanë protestuar dje pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për Oliver Ivanoviqin.

Organizatorët thanë se nuk do t’i harrojnë kurrë lëvdatat që Kurti i bëri politikanit të vrarë, Oliver Ivanoviq dhe se ai po i mbron kriminelët, kurse nuk po i përmend heronjtë e Kosovës.

“Kryeministër mos na shkel në gjak, stop devijimit të historisë. Nuk duam të bëhemi pjesë e fajit dhe tradhtisë. Më shumë kujdes dhe përgjegjësi ndaj historisë. Deklaratat e pamatura dhe të rrezikshme, ofendimet si ky i Kurtit do të pasohen me protestat tona. Durimin e popullit po e cilësoni si injorant dhe paaftësi. Nuk jemi as injorant dhe as të paaftë, dhe ne do t’iu kërkojmë llogari publike. Populli që ti e ke ofenduar, duron ndoshta, por nuk harron e as nuk falë kurrë. Ne fëmijëve të dëshmorëve kursena larg politikave dhe larg çdo gjëje. Mos na fyeni në ndërgjegjen dhe plagët tona. Albin dorëhiqu ose kërko falje”, ka deklaruar Berat Beqiri, njëri nga organizatorët dhe fëmijë dëshmori.

Ndërsa, Edona Gashi vajzë dëshmori dhe organizatore e protestës, ka thënë se Kurti po i mbron kriminelët kurse nuk po i përmend heronjtë e Kosovës.

“Ivanoviq ka qenë shef i Rojeve të Urës, dhe organizator i paramilitarëve që ka pamundësuar jetën e shqiptarëve të Mitrovicës. Ka marrë pjesë në masakrën e Kovaçëve, dhe ku mbi 1 milionë shqiptarë janë dëbuar si pasojë e krimeve të Serbisë. Sot këtu jam ardh si një fëmijë që 24 vjet nuk e di se çfarë ndjenje është me thirr emrin babë. Dhe me pyet kryeministrin se çka po i pengon atij UÇK-ja dhe lufta jonë. Po e lartëson një kriminel dhe nuk po i përmend heronjtë tanë. A i vjen turp që një kriminel lufte e quajti hero dhe gjakun e dëshmorëve e ka shkelur me atë deklaratë? Po dua me pyet kryeministrin a të vjen turp me dalë para fëmijëve të dëshmorëve? Kryeministër a të vjen turp t’i hapësh edhe njëherë plagët? A të vjen turp t’u dalësh përballë grave kosovare të dhunuara nga kriminelët serbë? A ki turp për atë deklaratë? Prandaj kërko falje kryeministër. Edhe pse e di që ti nuk je në lëkurën tonë”, është shprehur Gashi.

Protesta e së hënës ishte pas përkujtimit të kryeministrit Kurti me rastin e 5- vjetorit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Kurti e kujtoi atë si politikan që kishte punuar për tolerancë ndër-etnike.

“Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumetnike”, kishte thënë Kurti.

Analistët politikë thonë se Kurti e bëri këtë deklaratë për të bërë paralelizëm mes bandave që dirigjohen nga Beogradi.

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se është i kuptueshëm reagimi ndaj Kurtit, por veprimet e PDK-së janë të pa kuptueshme.

Sipas tij, për faktin që në protestë ka marrë pjesë një numër i vogël, nënkupton se PDK nuk arriti manipulimin e njerëzve.

“Pavarësisht se Kurti e bëri deklaratën me qëllim për të bërë paralelizëm mes bandave që dirigjohen nga Beogradi dhe Ivanoviçiqt që u vra nga ata, gjithsesi kjo deklaratë nxiti reagime të forta. Është e kuptueshme që të këtë reagim, në faktin se Ivanovici ishte kriminel. E kuptoj reagimin e atyre që kanë pësuar nga veprimet e Ivanoviçit, por të pa kuptueshme janë veprimet e PDK. Ata që bënin pazare me serbët kriminelë, njësoj si Ivanovici; mos edhe më keq, sot dalin për të ekspozuar hipokrizinë e tyre. Me vetë faktin ishte numër i vogël i protestuesve, nënkupton se PDK s’ka arritur dot t’i manipulonte njerëzit, pavarësisht se Kurti s’ka pasur nevojë për një deklaratë të tillë me personazh Ivanovicin”, ka deklaruar Mehmeti.

Image

Faton Mehmeti

Kujtojmë se Oliver Ivanoviq, ishte një politikan serb i Kosovës. Ivanoviq shërbeu si Sekretar Shtetëror i Ministrisë për Kosovë nga viti 2008 deri në vitin 2012 dhe gjithashtu ishte anëtar i Qendrës Koordinuese për Kosovë nga viti 2001 deri në vitin 2008. Ai u vra nga autorë të panjohur më 16 janar 2018 në Mitrovicën e Veriut.

‘Asociacion i maleve të Sharrit, të Lumit Lepenc’, ‘A je mirë çka po flet?’ – Përplasen Kurti e Abdixhiku

Disidenti.net

Kurti tregon gjashtë kushtet për ta pranuar Asociacionin

Disidenti.net

Gashi i ashpër me Kurtin: Në këtë vend kanë vdek njerëz me iniciativën tënde, tash po ia ndryshon emrin Zajednicës

Disidenti.net
Disidenti

Protesta kundër Kurtit, Mehmeti reagon ashpër ndaj PDK-së: Deri dje bënin pazare me kriminelët serbë, sot dalin për hipokrizi