Disidenti
Lajme

Propozimi i fundit, të krijohet një zonë e veçantë ekonomike nga Mitrovica në Novi Pazar

0Shares

Për 11 vjet rresht zyrtarët nga Kosova dhe Serbia kanë pranuar propozime të ndryshme nga ndërmjetësuesit në Bruksel për të zgjidhur kontestin ndërmjet tyre njëherë e përgjithmonë.

Propozimet, ndonëse të shumta në numër, asnjëherë nuk kanë mundur të përafrojnë palët, kërkesat e të cilëve kanë qenë maksimaliste ndër vite.

Një ndër propozimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndonëse jo i artikuluar zyrtarisht ka qenë edhe shkëmbimi i territoreve.

Propozim ky i cili gjatë kohës ishte bërë brumë i debatit dhe si zakonisht kishte ndarë opinionin në dy taborë – pro dhe kundër.

Për Joachim Rucker, ish-Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe njëherit ish-shef i Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), beson se shkëmbimi i territoreve nuk do të ishte një zgjidhje e mirë sidomos në shekullin e 21-të.

“Mendoj se shkëmbimi i territoreve është një ide e shekullit të 19-të, e bazuar në konceptet etnike të kombeve. Ne jetojmë në shekullin 21 dhe Kosova dhe Serbia janë shoqëri multietnike”, ka thënë Rucker në një intervistë ekskluzive për Albanian Post.

Edhe pse diplomati gjerman është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, i njëjti propozon një ide të re, e cila ka karakter territorialo-ekonomike e sipas tij mund t’i jap një shtysë të re procesit të dialogut.

Si një i diplomuar në ekonomi ndërkombëtare, Rucker mendon se krijimi i një Zone të Veçantë Ekonomike ndërkufitare nga Mitrovica në Novi Pazar do të ishte më lehtë e “kapërdishme” nga palët.

Joachim Rucker

Ndonëse propozimi tij nuk ofron zgjidhje politike, Rucker thotë se krijimi i një zone të veçantë ekonomike Kosovë-Serbi nuk do ta cenonte assesi sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe Serbisë.

“Ka propozime që mund t’i japin një shtysë të re procesit të dialogut, si krijimi i një Zone të Veçantë Ekonomike ndërkufitare nga Mitrovica në Novi Pazar, me respekt të plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Rucker për AP.

Por, çka në të vërtetë përmban propozimi i Rucker?

Zonat e lira ekonomike ndërkufitare janë struktura rajonale që luajnë një rol thelbësor në tregtinë ndërkombëtare dhe në proceset integruese ekonomike dhe politike.

Në mënyrë tipike, zona të tilla ndodhen në kufirin ose territoret fqinje të dy ose më shumë vendeve dhe përfaqësojnë shenjat logjike të integrimit ekonomik dhe të krijimit të zonave të lira ekonomike.

Zona të tilla krijohen me synimin për të stimuluar bashkëpunimin në tregti, prodhim, turizëm dhe transport midis vendeve që mund ose nuk mund të operojnë nën bllokun e vetëm të integrimit ekonomik.

Në ekonominë botërore, zona të tilla të lira ekonomike janë të zbatueshme në Kinë, Evropën Veriore dhe Azinë Lindore.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net