Profesori malazias, Boban Batrićevi, në një artikull editorial për gazetën Pobjeda, ka thënë ndër të tjera se Kosova e ka forcën reale për ta rrëzuar nga pushteti presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Në fund të viteve nëntëdhjetë, Milo Gjukanoviq pranoi agjendën evropiane dhe malazeze, ai u bë njeriu kyç në rajon në përmbysjen e Sllobodan Millosheviqit”.
Më tej, ai ka thënë se Vuçiq aktualisht po e zbaton politikën e Millosheviqit, vetëm pa luftë.“Ai memorandum përkon edhe me forcimin e pushtetit politik në Serbi të presidentit aktual Vuçiq. Prandaj, rajoni mori versionin e butë të Memorandumit dhe versionin e butë të Millosheviçit. Rezultati është i ngjashëm, tani për tani vetëm pa luftë”, shkruan Pobjeda.me.
Tutje, ai ka ka përmendur edhe kontekstin e ngjajshëm në një rrafsh të destruktivitetit politik dhe duke shtuar se pengimin që ia ka bërë Mali i Zi Serbisë, tani është duke ia bërë Kosova. “Pengimi i Bosnje-Hercegovinës, pengimi i Kosovës dhe vazhdimësia e Malit të Zi, izolimi i plotë dhe errësirë mediatike, pulsimi i nacionalizmit serbomadh të shkaktuar nga steroidet. Mirëpo, ashtu si Millosheviqi filloi të pengohet në Mal të Zi në fund të shekullit të 20-të, tani Vuçiqi po fillon të pengohet në Kosovë”,ka thënë ai.
“Ideja e tij perfide për të formuar të ashtuquajturën Bashkimi i komunave serbe (lexo të ashtuquajturën Republika Srpska e re) do t’i lejonte atij të ndërhynte hapur në Kosovë, ashtu siç ndërhyn në realitetin e Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi. Por, ndryshe nga ato dy vende që janë plotësisht të paralizuara, Kosova sot ka vetëm forcën reale për të rrëzuar Vuçiqin dhe kështu ta çlirojë Ballkanin Perëndimor nga kërcënimi më i madh që ka parë që nga shfaqja e liderit të Gazimestanit”.