Disidenti
Lajme

Profesori Krasniqi për ‘islamistët’ e VV-së: Shkuan me hile te Albini, të kërkojnë falje te i lumi Zot

0Shares

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje po refuzohen që të kandidojnë për kryetar të degëve të ndryshme, për shkak se nuk përkrahin martesat mes gjinive të njëjta. “Islamistët” që iu bashkuan kësaj partie, sipas profesorit Milazim Krasniqi, shkuan me hile në partinë e Albin Kurtit.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “islamistët” e kanë ditur ku kanë hyrë kur iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje.

“Albini ua ka hapur derën me hile edhe ata kanë shkuar te Albini me hile”, ka thënë ai.

Në fund, profesori Krasniqi ka thënë se të njëjtëve, u ka mbetur që të kërkojnë falje te Zoti për dëmin e bërë ndaj shoqërisë.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Albin Kurti ka thënë një fjali shumë domethënëse në kuadër të zgjedhjeve më të fundit në LVV:”Natyrisht, ne jemi një parti socialdemokrate. Si të tillë nuk mund të jemi ideologjikisht gjithëpërfshirës.” Ata që patën bërë hyxhym për në LVV, veçmas “islamistët”, e kanë ditur me kohë se ku kanë hyrë. Albini ua ka hapur derën me hile edhe ata kanë shkuar te Albini me hile. Tash atyre u mbetet të kërkojnë falje te i lumi Zot, për dëmin që i kanë bërë shoqërisë. Nëse mimikria gjatë kësaj kohe nuk ua ka zbehë edhe besimin.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net