Njësiti i Antidrogës ka ndaluar një veturë në vozitje e cila për shofer kishte një të mitur. Atij në automjet i janë gjetur armë të llojeve të ndryshme.
Rasti sipas burimeve të Gazetës Sinjali ka ndodh në Prizren. I riu teksa ishte duke vozitur është ndaluar nga Njësiti i Antidrogës në Prizren.
Ai përpos që po voziste nën moshën e lejuar, fakt ky i dënuar me ligjet e Kosovës, në veturë kishte edhe plot armë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë më dije se të njëjtit i është gjetur një armë/pistoletë, municione të tjera dhe një thikë ushtarake, të cilat i janë konfiksuar.
Policia ende nuk ka dhënë detaje mbi rastin.