Disidenti
Lajme

Prilli mund të sjell reshje bore në Kosovë

0Shares

Pas përmirësimit të motit që parashihet dy ditët e ardhshme të shtunën do të kemi destabilizim të motit si pasojë e ardhjes së një fronti të ftohtë ajror, por ky front nuk do të sjellë ulje të mëdha të temperaturave. Priten rrebeshe lokale shiu pasditeve gjatë fundjavës.

Në fillim të javës së re do të kemi ardhjen e një fronti shumë më të fuqishëm të ftohtë ajror i cili do të jetë i shoqëruar edhe me masa të fuqishme ciklonike në Detin Adriatik, Jon e deri në lindje të Evropës, Bullgari, Rumani etj.

Kjo është gjendje perfekte sinoptike për reshje bore në rajonin tonë. Me ardhjen e frontit do të fillojnë të depërtojnë edhe masa mjaft të ftohta polare të cilat nuk janë aq të zakonshme për këtë periudhe kohore.

Fillimisht fronti dhe cikloni i fuqishëm do të kushtëzojnë reshje të dendura shiu, ndërsa pastaj priten edhe reshje bore në shumë pjesë të Republikës së Kosovës.

Reshje bore parashihen në Kosovë, Maqedoninë Veriore, veri të Malit të Zi, lindje,veri dhe juglindje të Shqipërisë dhe Luginën e Preshevës.

Pas ndërprerjes së reshjeve të borës parashihet kthjellim i motit dhe pastaj fare lehtë mund të ketë acar një ose dy netë në mesin e javës së ardhshme.

Kohëve të fundit është bërë një lloj trendi e vonesës së pranverës dhe kur nuk po ka borë gjatë dimriT atëherë po ndodh në fillim të pranverës dhe kjo sipas të gjitha gjasave do të ndodhë edhe kësaj radhe.

Përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave parashihet të ketë në pjesën e dytë të javës së re.

Në fund të themi se ndryshime në parashikim mund të ketë, ngase në pyetje janë disa ditë, por vështirë që mund të ketë ndryshime të mëdha. Për çdo ndryshim eventual do të njoftoheni me kohë në postimet tona të përditshme.

Nesër parashikohet mot shumë i nxehtë, temperaturat maksimale deri në 37°C

Disidenti.net

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Disidenti.net

Operacionet estetike biznes milionash për klinikat private në Kosovë, deri në 2 mijë € çmimi për ‘hundë të re’

Disidenti.net