Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim familjen e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në profilin e saj në Facebook, Osmani ka shpërndarë disa fotografi nga ky takim.
Në imazhet e publikuara presidentja shfaqet krah gruas së Rugovës, Fanës. Përveç gruas në takim morën pjesë edhe vajza Teuta si dhe djemtë e Rugovës bashkë me bashkëshortet e tyre.