Disidenti
Lajme

Presidentja dhe kryeministri vizitojnë FSK-në, Prindon Sadriu merr në shenjë me snajper

0Shares
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po qëndrojnë në Aeroportin e Gjakovës, ku po njoftohen prej afër me aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”, raporton Express.

Bashkë me ta po qëndron edhe bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, i cili ka qenë i veshur me uniformë të FSK’së, si dhe është parë duke i analizuar armët.

Foto: Kallxo.com

Krerët e institucioneve do t’u adresohen sot ushtarëve në kampin ushtarak, ku prej 10 ditësh po qëndrojnë pjesëtarët e Forcës që janë pjesë e “Defender Europe 21”.

Foto: Kallxo.com

Operacionet e FSK-së në kuadër të kësaj stërvitje kanë filluar prej 17 majit dhe po zhvillohen në Devë e Babaj të Bokës, në Gjakovë.

Janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në “Defender Europe 21”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net