Disidenti
Lajme

Presidenti Biden: Zotohem se ShBA-ja do të mbetet partner i palëkundur i Kosovës

0Shares

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden përmes një video-mesazhi u është adresuar qytetarëve të Kosovës duke konfirmuar partneritetin e palëkundur të ShBA-së për Kosovën. Biden ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani e cila të dielën do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit për djalin e ndjerë të presidentit Biden, Beau Biden, raporton Gazeta Express.

“Duke pranuar këtë çmim në emër të djalit tonë,  dua të duartrokas progresin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë këto 20 vjetët e fundit. Kam qenë atje disa herë, dhe të gjithë njerëzit që punojnë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur që Beau ka besuar për njerëzit e Kosovës. Ka edhe shumë punë për të bërë që nuk kam nevojë të ju tregoj, më shumë punë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe religjioze, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Ju zotohem se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës në këtë punë, kështu që së bashku ne mund të dëshmojmë se demokracitë, demokracitë janë në gjendje të ofrojnë për nevojat e njerëzve të tyre”, ka thënë ndër të tjera presidenti Biden në video-mesazhin e tij për Kosovën.

Presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar se të dielën do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë./Express/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net