Disidenti
Lajme

Presidenca: Policia s’është e përfshirë në përleshjet pranë Zubin-Potokut

0Shares

Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se mediat pro regjimit të Serbisë, po tentojnë të nxisin konfrontim të armatosur në Kosovë, nëpërmjet lajmeve për tensionim në Zubin-Potok.

Ai shkroi në Twitter të dielën se Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje, duke shtuar se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë “po gjuajnë me armë”.

“Mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar në mënyrë të rreme se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut. Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë”, shkroi Vela.

Të dielën mbrëma dyshohet se serbë nga Zubin-Potoku kanë sulmuar në drejtim të një ekipi të KFOR-it letonez.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net