Disidenti
Botë

Prag lufte? Rusia çon ushtrinë në kufi me Ukrainën, Putin po luan me zjarrin

Në prag të një konflikti të ri? Tensionohet situata në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës. Forcat ruse po grumbullohen në kufirin e Ukrainës. “Bllof apo jo, Putin po luan me zjarrin” shkruan CNN. Moska duket se po përpiqet që të rikthejë konfliktin ushtarak rreth rajonit separatist në Donbas në Ukraina si në 2014.

CNN vijon më tej shkrimin duke theksuar se “sinjalet e Rusisë janë të dukshme”, pasi imazhet satelitore tregojnë autokolona të blinduara që lëvizin drejt zonës së kufirit me Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë tha këtë javë se Rusia tani ka më shumë trupa pranë kufirit me Ukrainën se çdo herë që nga viti 2014, kur gadishulli i Krimesë u aneksua. Më në jug, raportet e inteligjencës ushtarake kanë vlerësuar se rreth 4,000 forca të armatosura ruse ishin parë të lëviznin në Krime, i tha CNN një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

Moska gjithashtu po flet për lojën. Një zyrtar i lartë rus, Dmitri Kozak tha se Moska ashtu si gjithmonë do të jetë në mbrojtje të popullsisë në lindje të Ukrainës nëse është e nevojshme duke lënë të hapur gjithçka. Ai tha më tej, se fillimi i një konflikti do të ishte “fillimi i fundit të Ukrainës”.

Por cfarë po bën Ukraina? Presidenti Volodymyr Zelensky ka lëvizur disa njësi ushtarake në afërsi të Donbasit dhe të enjten bëri një udhëtim me profil të lartë në zonë.

Shtëpia e Bardhë është shprehur se “shqetësohet gjithnjë e më shumë nga agresionet ruse të përshkallëzuara të kohëve të fundit në Ukrainën lindore” dhe zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë lënë të kuptohet se ata mund të dërgojnë anije luftarake në Detin e Zi, një sinjal i përfshirjes në rritje, edhe pse avionët amerikanë kanë monitoruar rregullisht atë zonë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi gjatë një telefonate të enjten Putinit të tërhiqte forcat e tij.

Pyetja kryesore është ende pa përgjigje, cili do të ishte qëllimi i Rusisë në një ndërhyrje ushtarake? Disa analistë mendojnë se qëllimi është aneksimi i Donbasit. Presidenti i SHBA Biden e ka bërë të qartë se ai do t’i ofrojë “mbështetje të palëkundur” Kievit.

Aktorja iraniane heq shaminë: Ndoshta ky do të jetë postimi im i fundit

Disidenti.net

Elon Musk rihap llogarinë e Trump në Twitter: U dëgjua zëri i popullit

Disidenti.net

“Ka ardhur ora e llogarisë”, Turqia nis hakmarrjen pas shpërthimit me bombë në Stamboll, godet objektivat në Siri

Disidenti.net
Disidenti

Prag lufte? Rusia çon ushtrinë në kufi me Ukrainën, Putin po luan me zjarrin