Disidenti
Lajme

“Pozicioni shah-mat, modeli i Donetsk-ut nuk kalon”

Sadri RAMABAJA

“Veriu i Kosovës jo vetëm në Konferencën e Rambujesë, por edhe në takimet diplomatike në qendrat e vendimmarrjes më pas, ishte dhe mbetet pjesë e përplasjeve të gjeopolitikës së fuqive të mëdha. Zatën insistimi Francës në Rambuje që forcat e saj brenda KFOR-it të dislokohen pikërisht në veriun e Kosovës, ishte akti i parë i përballjes në rrafshin e gjeopolitkës pstmoderne brenda aleancës Perendimore dhe koketimit të një lagjeje të saj me Rusinë. Mosnjohja e Republikës nga peshja e BE-së (Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) është pjesë jo vetëm e agjendave nacionale të këtyre shteteve, por edhe e këtij koketimi. Këtë untergraund të këtij koketimi perfid e bëri më të qartë lufta në Ukrainë.

Ndërkohë edhe pas 23 viteve të çlirimit të Kosovës, veriu i Kosovës vazhdon të përplaset herë pas herë nga vorbulla e kontradiktave gjeopolitike.
Rikthimi i gjeopolitikës në këtë pjesë të cenuar të Atdheut tonë, në prag të zgjedhjes së qeverisë së re serbe dhe në kohën kur Rusia po aplikon aneksimin dhe shpalljen e “Republikave popullore” në të ashtuquajturën mezozonë – “Novaja Rusia” [Ukrainën Lindore), flet se sa të dëmshme ishin marrëveshjet që ishin nënshkruar në Bruksel (2013 & 2015) e që i hapnin rrugë “Republikës srbska” edhe në Kosovë.

Përshkallëzimi i situatës mbrëmë, i inspiruar dhe organizuar drejtpërdrejt nga Beogradi, duke i vënë në lëvizje strukturat paralele të saj të selitura mirë e gjatë, ishte krejtësisht i paarsyeshëm, por gjithësesi brenda logjikës së A.Vuçiqit. Ai vazhdon ta trajtojë veriun e Kosovës, ngjashëm si mentorii tij në Kremlin, si “Front të dytë” të mundshëm në Lindje.
Sidoqoftë, vendimi i qeverisë Kurti 2 për reciprocitetin dhe insistimi për të filluar ekzekutimin e tij mbrëmë, ishte i duhur dhe i menduar mirë.
Ndërkaq akordimi i qeverisë me propozimin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, dëshmon se lëvizja ishte e menduar mirë dhe e kalkuluar që të përmbyllet në dobi të Kosovës.

Nëse shprehemi me fjalorin e shahut, që përkon shumë edhe me atë të gjeopolitikës, ky akt është paralajmrimi para matit.
Rikthimi i gjeopolitikës si akt, në këtë momentum politik, gjithësesi do të përfundojë në dobi të Republikës. Presidenti serb e kuptoi këtë, prandaj reagoi ashtu si reagoi mbrëmë, duke futur nën çilim deklaratën e bashkëpunëtorit të tij mbi “fillimin e denazfikimit të Ballkanit”!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me lidershipin ushtarak, ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali i Ushtrisë Serbe, ka biseduar me komandantin e KFOR-it, në përpjekje për të imponuar pozicione të reja gjeostrategjike. Ai nuk e fsheh dot se, po pretendon të marrë sa mundet në tavolinën e dialogut në Bruksel brenda këtij afati që i dha Uashingtoni, por duket se ka marrë paralajmrimin e duhur nga ushtarakët e NATO-s.
Ish-ushtaraku italian dhe eksperti i forcave tokësore të NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, Thomas Theiner, sot bën të ditur se cili ishte ky mesazh.
Po qe se sulmohet Kosova, reagimi i NATO-s do të vinte brenda disa orësh, u shpreh eksperti italian, andaj edhe këtë mesazh, sipas tij, oficerët ia bënë të qartë Presidentit të Serbisë.

“Brenda 48 orëve Brigada 173 Ajrore e Ushtrisë Amerikane do të transferohej me ajër në aeroportin e Prishtinës, ndërsa brigada e parashutës së ushtrisë italiane ‘Folgore’ me ajër në aeroportin e Gjakovës.”
Nga krejt kjo përplasje, Vuçiqi duket tashmë ta ketë më të qartë faktin se, modeli i Donetsk-ut nuk zbatohet dot në veriun e Kosovës.Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm”.

MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkohet diploma e fakultetit as përvoja e punës

Disidenti.net

Krasniqi: Konfliktin në veri e evitoi në momentin e fundit ky zyrtar amerikan, hera e dytë që Kurti po e rrezikon vendin

Disidenti.net

Shuhen shpresat e Serbisë për Asociacionin/ Juristi nga Belgjika ka disa pyetje që nuk do iu pëlqejnë Thaçit e Mustafës!

Disidenti.net
Disidenti

“Pozicioni shah-mat, modeli i Donetsk-ut nuk kalon”