Analisti, Xhevdet Pozhari ka thënë se ndjen keqardhje për opozitën kur e sheh një kryeministër si Albin Kurti dhe një kundërshtare si Ganimete Musliu.
Pozhari këtë deklarim e bëri përmes një postimi në Facebook.
“Kur e sheh një kryeministër si Albin Kurti dhe një kundërshtare si Ganimete Musliu, ndjen keqardhje për opozitën!”, ka shkruar Pozhari.
Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës. Në këtë përplasje u përfshinë Kurti dhe Musliu.
Musliu në pyetjet parlamentare përdori disa herë gjuhë më të ashpër, duke theksuar se Kurti po i mashtron qytetarët.
E pas përgjigjes së tij, Kurti ia shtroi një pyetje Musliut, e cila pyetje kishte përbrenda edhe një lloj ironie.
“A dini me m’kallxu çka ju kallxova?” – ishte pyetja e z. Kurtit.
Musliu iu përgjigj Kurtit, duke e cilësuar atë si “hajgarexhi”, për të cilin term ia tërhiqi vërejtjen Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, duke i thënë se Kurti është kryeministër.