Analisti Xhevdet Pozhari i ka dal në mbrojtje Qeverisë së Kosovës dhe Ministrit të Financave, Hekuran Murati pas rritjes së tatimi në pronë.
Sipas Pozharit, Murati e kishte shfuqizuar këtë rregullore që parashihte pezullimin e shërbimeve komunale.
“Ju kujtohet se nuk ka qenë e largët koha kur qytetarët detyroheshin të kishin vërtetimin e tatimit në pronë për ta regjistruar veturën. Krejt kjo bëhej që komunat të merrnin sa më shumë taksa nga qytetarët. Madje, kryetarët e komunave e kanë prezantuar si sukses rritjen e të hyrave buxhetore nga tatimi në pronë, në emër të investimeve kapitale. Hekuran Murati e pati shfuqizuar këtë rregullore që parashihte pezullimin e shërbimeve komunale për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të tatimit në pronë. E pat ndaluar këtë praktikë të dhunshme të Komunave për arkëtimin e tatimeve.” – ka shkruar ai.
“Situata e njëjtë është dhe tani: Komunat bëjnë presion ngaqë është në interesin e tyre vjelja e tatimeve.
Ministria i përgjigjet në bazë të përgjegjësisë ligjore. Në fund, Komunat vendosin vet për shkallën e tatimit. Kjo për faktin se vet i dijnë planifikimet buxhetore dhe cilat projekte duan t’i realizojnë në bazë të programit lokal qeverisës. Çdo interpretim tjetër është mashtrim.” – ka shkruar ai.