Disidenti
Lajme

Policia ndërpreu koncertin e Mozzik pasi dikush gjuajti me armë dhe hedhi një grantë

0Shares

Koncerti i Mozzik në Gjilan është ndërprerë mbrëmë nga Policia për shkaqe të sigurisë.

Sipas Policisë, koncerti i Mozzikut u ndërpre pasi jashtë diskotekës është gjuajtur me armë zjarri dhe është hedhur një granatë dore – e cila nuk ka shpërthyer.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore, e cila ishte e pashpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia ka thënë se të gjithë personat që ishin brenda diskotekës janë evakuuar në mënyrë të sigurt.

“Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mjeti i pashpërthyer është menaxhuar dhe asgjësuar pa asnjë pasojë nga njësiti për deminim”, vijon përgjijga e Policisë.

Për ngjarjen foli vetë Mozzik mbrëmë.

“Ju kërkoj falje. Faleminderit që keni ardhë sonte por duhem me lëshu kllabin se paska ndodh diçka. Shihemi Gjilan ju dua shumë”.

Dikush nga stafi shton pastaj se nuk ka ndodhur asgjë por duhet ‘lëshuar klubi për çështje sigurie’ teksa ka bërë të ditur se ndejat vazhdojnë nesër me të tjerë artistë.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net