Disidenti
Lajme

Policia me aksion në Prishtinë – Kapen 2.5 kg kokainë

0Shares

Në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, Policia ka arrestuar të dyshuarin ku pas kontrollimit të disa lokacioneve ka arritur të konfiskojë 2.5kg substancë narkotike të llojit kokainë.

Gazeta Sinjali mëson se përveç substancave narkotike, Policia ka gjetur edhe një pushkë automatike AK-47, dy pistoleta, katër karikatorë të ndryshëm, 95 fishekë të kalibrit të ndryshëm, një telefon mobil, 570 euro para të gatshme, një skalper, dy peshore digjitale, dy vetura, disa dokumente të ndryshme dhe disa çelësa të ndryshëm.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net