Agim Dreshaj me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me këtë, transmeton Indeksonline.
Dreshaj ka thënë se ai që 35 vjet jeton në Gjermani dhe nuk e ka mashtruar askënd.
Ai në postimin e bërë ka thënë se shumë shpejtë do të udhëtojë drejt Kosovës për t’u paraqitur tek organet e rendit.
Postimi i plotë:
Te dashur miq e familjar
Sot përmes mediav e pash veten time ne kërkim policor për mashtrim.Unë Agim Brahim Dreshaj i lindur ne Prigodë te Istogut tash e 35 vite jetoj dhe punoj ne Gjermani.
Deri me sot askënd se kam mashtruar e as një te keqe askujt nuk ja kam mënduar.Mëndimet e mija hapur i shprehi nëpërmjet rrjeteve sociale dhe jan te hapura për te gjithë.Tanimë avokatja ime është angazhuar qe te merr informacionet e nevojshëme se për çka bëhet fjalë. Ju lutëm te gjithëve atyre qe ndihen te mashtruar nga unë qe ti postojnë dëshmitë e mashtrimit.
Do angazhohemi qe e vërteta te del ashtu siq është.Deri me sot asnjëherë nuk kam marr ftesë qe te paraqitem ne polici apo dikund tjetër.
24 orë ne ditë jam i qaseshëm përmes telefonit dhe facebookit.Sa ma shpejt qe është e mundur do te udhëtojë për Kosovë dhe te paraqitem tek organet e rëndit.
Me shumë sinqeritet, Agimi.