Disidenti
Lajme

Plaçkitet shoferi i postës ‘Beki’ në Mitrovicë, hajnat e armatosur ia marrin rreth 6 mijë euro pazar ditor

0Shares

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta janë grabitjet e punëtorëve të postave të shpejta, të cilët përballen me hajnat teksa kryejnë punën e tyre. raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Zhabar të Mitrovicës, ku një shofer i postës së shpejtë ‘Beki’, është përballur me dy persona të maskuar.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se të dyshuarit nën kërcënimin e armës kanë plaçkitur 25-vjeçarin dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku gjatë dëshmisë së tij ka bërë me dije se hajnat i kanë marrë pazarin ditor i cili kapte vlerën e rreth 6 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net