Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike në Gjermani, Idriz Zeqiraj ka komentuar ҫështjen e Asociacionit, duke renditur edhe argumentet që refuzojnë krijimin e tij.
Ai thotë më tutje se, si bazë e refuzimit të asociacionit një etnik serb, shërben fakti se janë BE-ja dhe SHBA, të cilat kanë ngulmuar që Kosova, në Kushtetutën e saj ta pranoj elementin – multi etnik -, pra, veç shqiptarëve, pjesë e multi etnicitetit të jenë edhe serbët, boshnjakët, romët, si dhe pakicat tjera.
“Atëherë, pse kërkohet të shkelët Kushtetuta e shtetit më të ri të botës – Republika e Kosovës, për të plotësuar tekat dhe orekset e fashizmit serb, i cili përgjaku disa shtete të Ballkanit Perëndimor!? Dhe, asnjëherë nuk dha llogari, për krimet e saj monstrume. Një argument tjetër i fortë, madje, me pamundësi kundërshtimi, është se edhe komuniteti boshnjak dhe rom, me degëzimet e tyre, nëse asociacioni është i mundshëm për serbët, pse të mos e kërkojnë edhe ata, duke qenë të përafërt në numër banorësh me ata, serbët?! Për këtë duhet një lobim faktik, me miqtë tanë evropianë dhe SHBA-në”,thekson analisti Zeqiraj.
“E keqja e madhe është se Hashim Thaçi, nëpërmjet ambasadorëve të tij, ka lobuar shumë, madje, edhe me pagesë, për ndarjen e Kosovës, thjeshtë, pse ai ishte agjent i francez, dhe përmes tyre, edhe serb, meqë këta e kishin dosjen e begatë, për krimet e Hashimit dhe shokët e tij kriminelë”, ka thënë ai.