Disidenti
Lajme

Personi kontaktues i tenderit 44 milionësh që u anulua sot nga Liburn Aliu ishte “Baba i Tenderëve”

0Shares

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu, ka anuluar tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024.

Ky tender i hapur javëve të fundit nga ish-ministri Arban Abrashi kap vlerën rreth 44 milionë euro.

Data e vendimit mbi anulimin e procedurës është 14 prill. Arsyeja e anulimit është ankesa e disa kompanive aplikuese për diskriminim.

E personi kontaktues i Ministrisë për këtë tender del të këtë qenë Nexhat Krasniqi – Drejtori i Prokurorimit në këtë Ministri, që dyshohet se jashtëligjshëm e kthye në detyrë zyrtare, nëntorin e vitit të shkuar.

Kjo pasi, Gjykata Supreme e Kosovës, në një aktgjykim të saj i ka ndërprerë marrëdhënien e punës si shërbyes civil, Nexhat Krasniqit, i njohur si “Baba i Tenderëve”.

Krasniqi më 21 shtator 2015 ishte dënuar për “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga Gjykata Themelore të Prishtinës. Dënimi i ishte aprovuar edhe nga Gjykata e Apelit, e më 2 mars 2017 i bë i plotfuqishëm pasi i u mbështet edhe nga Gjykata Supreme.

Mbi bazën e aktgjykimit në fjalë, Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit në Ministri të Infrastrukturës, Nexhat Krasniqit i është shqiptuar masa disiplinore “Ndërprerje e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil”.h

Në nenin e shpallur thuhej se “Nëse nëpunësi civil shpallet fajtor dhe dënohet për kryerje të veprës penale, autoritetet kompetente administrative detyrohen që nga ato elemente të vendimit të gjykatës kompetente, që përbëjnë shkelje të parimeve dhe të rregullave administrative, duhet të urdhërojnë shkarkimin e nëpunësit civil”.

Sipas tij, krejt kjo është bërë më qëllim që në tenderim të jenë të përfshirë më shumë konkurrentë dhe se kontratat ka qenë me kohëzgjatje 3 vjeçare.

“Sot këtë konferencë kemi thirrur që të njoftojmë opinionin për dy vendimet që kemi marrë. E para ka të bëjë me anulimin e tenderit për projektin e mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve rajonale dhe nacionale vlera e cila është 44 milionë euro. Ky projekt është anuluar sepse e para është që ky projekt parashihet të jetë me kontratë tre-vjeçare dhe ne jemi të interesuar të bëjmë ndryshime”, tha Durmishi.

“Në vitet e fundit kemi zhvillime në zhvillimin e teknologjisë se rrugëve dhe andaj tentojmë që të punojmë përmes kësaj teknologjie. Arsyeja e dytë është që të ketë më shumë konkurrencë dhe gjithëpërfshirje. Kriteret do të jenë të tilla që të ketë më shumë kompani që të marrin punë. Tani kjo praktikë shumë e keqe që është bërë nga ministritë e kaluara do të marrin fund”, tha ndër të tjerash ai.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net