Për të gjithën këtë ka një shpjegim interesant…
E panjohura është e frikshme
Arsyeja më e shpeshtë e një të lehure qeni lidhet drejtpërsëdrejti me të përjetuarit diçka të re. Nëse qeni nuk është socializuar ashtu siç duhet, çdo ekspozim ndaj një të huaji, përfshirë aromën apo sjelljen e tj, përbën kërcënim për kafshën. Edhe nëse qeni është miqësor, sërish ai mund ta gjejë veten në një situatë ku ndihet i pasigurt.
Qentë i perceptojnë disa tipare si më të rrezikshme
Kujtimet e këqija
Nëse veçoritë tuaja fizike i kujtojnë kafshës një ndodhi aspak të këndshme në të shkuarën, dijeni se punën e keni pisk. E thënë ndryshe, ju mund të përngjasoni disi me dikë, që dikur ka abuzuar me të. Upssss, ndodheni në vendin dhe kohën e gabuar.
Përpiqen të mbrojnë njerëzit e shtëpisë, edhe kur nuk është e nevojshme
Lehja nënkupton nevojën e qenit për të treguar pushtet dhe mbrojtje, veçanërisht për personat të cilët e strehojnë dhe ushqejnë. Por reagimi në fjalë mund të mos jetë agresiv, por veçse një reagim energjik, në rast se i ftuari ka fituar simpatinë e qenit. Po kështu, qeni mund të lehë edhe nga xhelozia, në rast se dikush tjetër po rrëmben vëmendjen e familjarëve.
Ata shohin natyrën e vërtetë të njerëzve
Qentë janë gjykues të shkëlqyer të karakteri dhje madje disa studime tregojnë se ata mund të përcaktojnë nëse një njeri është i besueshëm ose jo. Qentë janë duke monitoruar vazhdimisht ndërveprimet shoqërore dhe janë të kujdesshëm se si njerëzit e tjerë i trajtojnë pronarët e tyre. Për më tepër, mund të nuhasin me të vërtetë frikën, së bashku me stresin, eksitimin dhe ankthin – përmes hormoneve tona të lëshuara në aromën e trupit.