Disidenti
Lajme

Përplasje në Kuvend/ Tahiri me kritika të ashpra, Haxhiu: Nuk e marr seriozisht

0Shares

Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës po diskutohet për projektligjin për deklarimin e pasurisë, raporton Gazeta Sinjali.

Ligji për deklarimin, prejardhjen e pasurisë dhe dhuratave, ka përplasur edhe sot ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe shefin e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili e ka cilësuar si arrogante qasjen e ministres.

‘’Ky debat është i kotë sepse shumica është kundër. Të ecim tutje. Nuk është mirë me pasë kësi qasje arrogante aq të madhe, nuk ju bën mirë as me qytetarë. Jemi shumë korrekt pavarësisht e kemi një ministre që krejt çka dinë me bo, është me dal me fy në foltore’’, deklaroi Tahiri në Kuvend.

Pas kësaj, fjalën e mori edhe ministrja Haxhiu, e cila tha se nuk e merr seriozisht Abelard Tahirin.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net