Disidenti
Lajme

Përplasje e ashpër, Matoshi – Hajdari: Historia ka fillu me Albinin – Holbrooke e pranoi gabimin për Asociacionin në BeH

0Shares

Zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit dhe qëndrimet e fundit të kryeministrtit, Albin Kurti për këtë marrëveshje, ka përplasur ashpër komentatorët politik, Fatime Hajdari e Halil Matoshi të hënën në Politiko në Kanal10.

Hajdari për Asociacionin ka marrë shembullin e Bosnje Hercegovinës, derisa ka cituar një deklaratë të ish-këshilltarit amerikan tashmë të ndjerë, Richard Holbrooke, ku theksohet gabimi i ndërhyrjes amerikane për Asociacionin në BeH.

“Është e rëndësishme që ne mos ta kemi një Asociacion të ngjashëm me atë që është krijuar në BeH, me të cilën edhe zyrtarët amerikan kanë kërkuar falje e kanë thënë që kanë qenë gabim. Është një deklaratë e ish-këshilltarit, Richard Holbrooke që thotë që thotë se gabimi ynë ka qenë pranimi i një Asociacioni të tillë, që më pas i mori të gjitha kompetencat. Sot, e kemi një Republikë paralele atje, që e bën praktikisht shtetin e Bosnjes, të dështuar”, tha Hajdari.

Matoshi për këtë deklaratë ka reaguar i revoltuar, derisa tha se asnjë marrëveshje e rëndësishme e palës kosovare nuk është nënshkruar pa qenë pjesë edhe SHBA-të e vendet e QUINT-it, shkruan Gazeta10.

“Me persona të vdekur po flet tash a? A eksizton shteti i BeH? Ma gjeni një dokument që e ka nënshkruar pala kosovare që nga demilitarizimi i UÇK-së, pas shtetet e QUINT-it e pa SHBA-të, prej asaj ditë që ma argumentoni të kundërtën, unë nuk dal më në tv. Derisa nuk e gjeni atë, turpi qoftë mbi ju. Ju mendoni që gjithcka është boshë. Mendoni që historia ka filluar me Albin Kurtin”, reagoi ashpër Matoshi.

Matoshi ka shtuar se gjatë kohës sa shërbente në Qeverinë Haradinaj si këshilltar, nuk u dëmtuar procesi i Asociacionit. /Gazeta10

 

Prokuroria zbardh detaje të rënda: Çfarë i tha Alma kunatës përpara aktit tragjik

Disidenti.net

Si u gjetën 14 km larg njëri tjetrit trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve?

Disidenti.net

Tomë Gashi ‘foli’ me Skënderbeun: Gjergji na tha…

Disidenti.net