Disidenti
Lajme

Përplasen Gashi dhe Syla: Lem bre burrë ta kryej, s’është në rregull kjo

0Shares

Në emisionin televiziv janë përplasur analistët Valon Syla dhe Shkëlzen Gashi.

Derisa debatonin se si duhet të ndërtohet kritika ndaj qeverisë Kurti, Syla i ka ndërhyrë Gashit, duke e nxitur reagimin e këtij të fundit.

“Është mirë me ndalë, mos me lënë qeshtu me bo. Po lem bre burrë ta kry, lem mos më ndërpre, pastaj ti fol çka dush. S’është në rregull kjo”, i është drejtuar Gashi Sylës.

Gashi ka thënë se nga Kurti duhet të kërkohet llogari për reformën në arsim, që sipas tij, nuk ka nisur as pas dy vitesh qeverisje.

“S’mund të thuash ne do ta reforojmë sistemin arsimor, jo zotëri, u bënë dy vite, trego çfarë ke bërë që ta reformosh. Jo zotëri, pse e kërcënon sindikatën vetëm kur të çohesh në grevë. Kështu kritikohet qeveria”, ka thënë ai.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net