Disidenti
Lajme

Përpjekjet për normalizimin Kosovë-Serbi, Hovenier tregon se çfarë sjell marrëveshja për targat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e vlerësojnë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që e prodhoi marrëveshjen e arritur të mërkurën në mbrëmje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hovenier e ka shpërndarë deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit, ndërsa ka përmendur se për çfarë do të sjellë kjo marrëveshje.

“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Në një deklaratë të Ned Price, zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, u mirëprit marrëveshja e fundit, e cila u cilësua si “hap gjigant përpara”.

“Jam në gjendje të jap dorëheqje”

Disidenti.net

Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për byzylykë që do u vendosen të dyshuarve për sulm ndaj grave

Disidenti.net

Adi Krasta drejtor i ri i RTK-së?

Disidenti.net
Disidenti

Përpjekjet për normalizimin Kosovë-Serbi, Hovenier tregon se çfarë sjell marrëveshja për targat