Një nga temat më aktuale këto dy ditë mbetët deklarata që kryeministri Kurti bëri për Oliver Ivanoviç.
Reagimet qenë të mëdha nga opozita dhe opinoni publik, për fjalët që kryeministri kishte nda për Ivanoviç.
E në lidhje me këtë ka reaguar edhe publicistja Kimete Berisha.
Ajo tregoi një kronologji të kryeministrëve se si e kanë trajtuar po këtë temë, përcjell “Bota sot”.
“Ramush Haradinaj kriminelët serbë i ka futur në zyre, Albin Kurti i ka futur në zemër”, shkruan publicistja.
Më tej, Berisha përmend edhe presidenten Osmani.
Ndërsa më tej publicistja thotë që “Oliver Ivanoviç ua ka vë dryrin e i ka lënë shkret shumë shtëpi shqiptare, kurse Albin Kurti ia ka vë dryrin shtetit të Kosovës”.
Postimi i plotë
I pafytyrë!…Kriminel!
Për Oliver Ivanoviçin, komplet qeveria e Ramush Haradinajt (më 2018) ka mbajtur 1 minutë heshtje.
Ramush Haradinaj e ka ditur se Oliver Ivanoviç ishte i dënuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë….
i ka treguar edhe Albin Kurti që Oliver Ivanoviç ka urdhëruar vrasjen e shqiptarëve.
Lajmi për 1 minutë heshtje për Oliver Ivanoviçin m’u ka pas dukur…..sikur e kam pirë gjithë kupën e hidhërimit…
dhe nuk jam qetësuar, dhe nuk do të qetësohem sa të jem gjallë!
Kryeministri Albin Kurti në vitin 2023 e përkujtoi Oliver Ivanoviçin si ‘njeri të mirë’ dhe të sinqertë – një kriminel
serb që ka bërë ‘krime të mira’ dhe të ‘sinqerta’ kundër civilëve shqiptarë..
Ramush Haradinaj kriminelët serbë i ka futur në zyre, Albin Kurti i ka futur në zemër.
Nga zyrja dilet nëpër derë, nga zemra nuk ka rrugëdalje.
Mund ta kuptojmë botëkuptimin e Ramush Haradinajt për vdekjen – ai njeri nuk e merr seriozisht vdekjen e asnjë njeriu mbi këtë tokë – përveç të veten.
Mund të themi se Ramush Haradinaj ka qenë trim i fortë që në një moment ka pasur nevojë të duket politikan ‘i butë’.
Ka zgjedhur të ‘zbutet’ me metoda kriminale….me takime dhe nderime të vrasësve të shqiptarëve.
S’di pse…kur ka mundur thjesht të zbutet ndryshe, me metoda të zbutjes.
Por si ta kuptojmë Albin Kurtin që në emër të shqiptarëve e nderoi dhe ia dha epitetin e ‘njeriur të mirë’ dhe të ‘sinqertë’ një serbi të dënuar për krime lufte dhe vrasje të civilëve shqiptarë!
Hajde, edhe për Albin Kurtin….mund të themi se është në kërkim të ‘serbëve të mirë’ dhe ‘ata’ po i gjen në varre, pra serb i ‘mirë’ për të është serbi i vdekur që ka vrarë shqiptarë, ‘me sinqeritet dhe mprehtësi’.
Mund të themi se kryeministri Kurti ka lajthitur,
mund të themi se ka pësuar metamorfozë,
qind për qind është duke përjetuar çrregullim
të tmerrshëm të personalitetit…dhe…nuk gabon, lirisht thuaj se Albin Kurti më nuk është normal….
por Vjosa Osmanin si ta kuptojmë!
Çka thotë Presidentja për vrasjen e shqiptarëve në lagjen e Kovaçëve, shtëpitë e mbyllura me dry, që mbetën shkret aty….sepse Oliver Ivanoviçi kështu deshti.
Ne e kishim banesën në Veriun e thellë të Mitrovicës.
Kur përfundoi lufta, nga malet zbritëm në qytet.
Tek Ura e Ibrit, komandanti i paramilitarëve ‘Rojat e Urës’ – Oliver Ivanoviç na e zuri rrugën.
Nuk na lejoi të kalojmë Urën dhe na tha: ‘Gadno ste se varili….’.
Doli se krimineli kishte ‘të drejtë’.