Disidenti
Lajme

Përfundon numërimi i votave me kusht në Gjilan: Hyseni para Hazirit

0Shares

Po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Në disa komuna tashmë ka përfunduar procesi dhe kanë filluar të dalin rezultatet e para.

Tashmë janë numëruar votat me kusht edhe në komunën e Gjilanit.

Nga këto vota prin kandidati i LVV-së, Alban Hyseni ka marrë më së shumti vota (228),

Pas tij është kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, me 184 vota.

E treta është kandidatja e PDK-së, Leonora Morina-Bunjaku, me 51 vota.

Pason kandidati i AAK-së me 17 vota.

Kandidati Gani Neziri ka marrë 4 vota derisa Lulzim Bexheti mori vetëm një votë.

Sa u përket votave për asamble komunale LDK është e para me 149 vota.

LVV është e dyta me 2 vota më pak, ndërsa e treta PDK me 71 vota.

Pas këtyre rezultateve asgjë nuk ndryshon dhe në balotazh shkojnë kandidatët e LVV-së dhe PDK-së.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net