Disidenti
Lajme

Për çka u dënua Salih Mustafa?

0Shares

Salih Mustafa është shpallur fajtor për krime lufte në kompleksin në Zllash në vitin 1999.

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë e ka dënuar me 26 vjet burgim si dënim të njësuar.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim lufte. Duke qenë se jeni shpallur fajtorë për më shumë se një vepër, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim” ishte vendimi final i dhënë nga kryetarja e trupit gjykues Mappie Veldt-Foglia.

Ajo e ka bërë të qartë se dënimi nuk është kundër UÇK-së, por Mustafës si individ.

Mustafa u shpallë fajtor në 3 nga 4 pikat për të cilat akuzohej. Ai u shpalë fajtor, për ndalim arbitrar, torturë si dhe për vrasje të paligjshme. Duke e dënuar me dënim unik prej 26 vjetëve.

Kurse u shpall i pafajshëm për pikën 2, trajtim çnjerëzor.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe të përmbledhura më lartë, dhe duke marr parasysh të gjitha provat dhe argumentet e palëve mbrojtëse të viktimave, Trupi Gjykues, në bazë të neneve 43 dhe 44 të Ligjit dhe rregullave 158 dhe 159, 163 dhe 165 të Rregullores, ju shpall juve z. Mustafa, fajtor për:

“Për pikën 3: torturë si krim lufte, sipas neneve 14 1c i, dhe 16 1a të Ligjit, si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.

Pikën 4: vrasje e paligjshme si krim lufte, në bazë të nenit 14 1c i të ligjit si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.” – thuhet tutje.

“Trupi Gjykues ju shpall të pafajshmë për veprën për krimin e luftës të trajtimit çnjerëzor në pikën 2.” – lexoi gjyqtarja e Speciales.

“Pikën 1: Ndalim arbitrar si krim lufte sipas neneve 14 1c dhe 16 1a të ligjit si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.” – thuhet tutje në aktgjykim.

“Për pikën 3: torturë si krim lufte, sipas neneve 14 1c dhe i, dhe 16 1a të Ligjit, si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.” – u tha tutje.

“Tani do të shqiptoj dënimin. Zoti Mustafa, duke qenë se jeni shpallur fjator për më shumë se 1 vepër penale, Trupi Gjykues ka përcaktuar nga një dënim në vete për secilën vepër penale për të cilën është dhënë vendim fajësie në bazë të rregullës 163, 4 të Rregullores. Së pari do të jap këto dënime më vëte, e më pas do të shqiptoj dënimin e njësuar për sjelljen tuaj kriminale në tërësi.

Trupi Gjykues ka përcaktuar dënim me 10 vjet burgim për krimin e luftës të ndalimit arbitrar pika 1. Dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës torturës pika 3 dhe dënim me 25 vjet dënim për krimin e luftës të vrasjes së paligjshme, pika 4. Trupi Gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.” – lexoi gjyqtarja.

Ky ishte edhe dënimi i parë, për krime lufte nga Dhomat e Specializuara.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net