Disidenti
Lajme

Pejë: Vjehrra e denoncon dhëndrin në Polici, thotë se tentoi ta hedh nga kati i gjashtë

0Shares

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, Sinjali mëson se një grua e ka denoncuar dhëndrin, të cilin e ka akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sherri ka plasur pas një mosmarrëveshje mes tyre teksa ndodheshim në banesën ku ata jetojnë së bashku.

Bazuar në dëshminë e 58-vjeçares, bashkëshorti i vajzës së saj ka tentuar që ta hedh nga kati i gjashtë i banesës, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Posa Policia ka marrë informacionin për rastin, palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Sipas të njëjtave burime, burri i dyshuar e ka kërcënuar edhe një zyrtar policor, që e arrestoi, duke e futur sërish veten në telashe.

Ndaj tij Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net