Disidenti
Lajme

Peci qeth delet e disa fshatarëve

0Shares

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot fshatin Shestë në rajonin e Dukagjinit, nga ku ka postuar disa fotografi interesante.

Ministri mitrovicas shihet duke ndihmuar një blegtor në qethjen e deleve, shkruan Jepi Zë.

Me rastin e vizitës së tij ai ka shkruar në facebook për rolin e rëndësishëm të blegtorisë në zhvillimin ekonomik.

Ai tha se synim i tij është krijimi i kushteve që produktet blegtorale vendore të jenë të gatshme edhe për eksport.

Postimi i plotë i Faton Pecit:

“Një traditë shekullore e Bjeshkëve të Dukagjinit është edhe qethja e deleve. E sot pata kënaqësinë që ta shoh më nga afër këtë proces në Shestë të Bjeshkës së Lipës tek stanet e Metë Limanit.

Qethja është një traditë e rëndësishme në vargun e ceremonive të veprimtarisë blegtorale e cila simbolizon shtimin e begative e të mirave për familjet që mbarështojnë gjedhe.

Duke qenë se blegtoria është një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillim ekonomik, synimet e mia si Ministër janë që përmes politikave të duhura dhe mbështetjes financiare t’i kontribuojmë rritjes së cilësisë së qumshtit, mishit dhe nën-produkteve të tyre në mënyrë që përveç tregun vendor; të krijojmë kushte të favorshme edhe për eksport.

Përmes kultivimit të traditave autoktone dhe racës autoktone ne i shërbejmë ruajtjes së identitetit dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim të agro-turizmit.”

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net