Sonte Qeveria Kurti mori vendim që ta shtyjë për 30 vendimin rreth reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve.
Kështu kërkoi edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier në një paraqitje para gazetarëve të dielën mbrëma.
Megjithatë, edhe përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, në pikën kufitare në Merdare Policia e Kosovës ka nisur me aplikimin e reciprocitetit përmes një dokumenti të vetëm.
Kështu raportoi Kanal10 para pak minutash, transmeton Paparaci, teksa shihej se një kamionit i është dhuruar një dokument me të dhënat e shoferit, sonte pas mesnate.
Kurse, Koha.net ka publikuar foto të dokumentit të lëshuar.