Sipas sqarimeve në formular ajo deri tash ka paguar shumën prej 139 mijë e 740 euro ndërkohë që ka borxh shumën prej 87 mijë e 900. Në total sipas asaj cka ka deklaruar presidentja shtëpia e saj kap vlerën e 227 mijë e 640 eurove, shkruan Insajderi.

Kjo nuk është pasuria e vetme që posedon presidentja Osmani. Sipas formualrit në AKK, ajo ka në pronësi një banesë në vlerën 40 mijë euro, një parcel toke në vlerën 35 mijë euro dhe garazhe të papërfunduara në vlerën 2.500 euro.

Presidentja po ashtu ka deklaruar se ka një shumë të konsiderueshme kursime në njërën nga bankat në Kosovë. Ajo ka  shumën prej 39 mijë eurosh të kursyera derisa bashëshorti I saj ka 6.558 euro kursime.

Osmani sit e hyra ka deklaruar vetëm rrogën dhe meditjet nga kuvendi derisa ka deklaruar se ka pezulluar punën në Universitetin e Pristinës nga ku nuk ka të hyra më. Bashkëshorti I saj ka deklaruar pagën nga Ministria e Punëve të Jashtme 36.240 euro dhe qira nga patundshmëritë në Australi. /Insajderi.org