Disidenti
Lajme

Pas takimit me Kurti, Hoxhaj ia kujton gazin e dhunën që u bë në ditën kur Thaçi u bë president

U.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur pas takimit më kreun e LVV-së, Albin Kurtin e u.d të presidentit, Vjosa Osmanit.

Hoxhaj pas takimit ka folur për media, derisa ka bërë të ditur se ka pasur disa pyetje për Kurtin, shkruan lajmi.net.

Hoxhaj ka thënë se në këtë takim e ka pyetur Kurtin se a distancohet nga dhuna e gazilotësjellës në ditën kur Hashim Thaci ishte emëruar presidenti i Kosovës.

“Ne kemi kërkuar qartësi për qasjen e tyre në raport me politikën e jashtme meqë presidenti I jashtëm I vendit ka rol në përfaqësimin e Republikës tonë. Ne kemi kërkuar këtu një qartësi të plotë, sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve të reja para se ta merr vendimin PDK-ja, para se ta marrim vendimin në organet e PDK-së varet prej 10 qëndrimeve që I kemi ngritë në takim. Së pari meqë jemi në hollin e këtij Kuvendi, sa herë ka pas zgjedhje të Qeverisë apo të presidentit, institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë ndaj tyre, në seancë duke hedhë gaz. Së fundi kur e kemi zgjedh presidentin është goditë edhe ndërtesa e Kuvendit, ne e kemi pyetur z. Kurtin a distancohet nga një dhunë e tillë politike”, ka thënë ai.

“Më preku thellë në shpirt, ike shumë herët”, postimi prekës i familjarit të 30-vjeçarit që humbi jetën pas aksidentit në Skenderaj

Disidenti.net

Grenell: Pasoja të rënda nëse Kurti deri të premten nuk u përmbahet angazhimeve që ka marrë

Disidenti.net

Mustafa: E prishëm koalicionin me VV për ta evituar konfrontimin me SHBA, ata e sollën Kurtin në pushtet

Disidenti.net
Disidenti

Pas takimit me Kurti, Hoxhaj ia kujton gazin e dhunën që u bë në ditën kur Thaçi u bë president