Disidenti
Lajme

Pas liberalizimit të vizave, forcohet pasaporta e Kosovës. Renditet e 55-ta në botë

0Shares

Pas liberalizimit të vizave, pasaporta e Kosovës është fuqizuar në renditjen botërore.

Kështu nga vendi i 91-të që ishte deri para liberalizimit të vizave, sipas indeksit të pasaportave, tani pasaporta e Kosovës renditet e 55-ta në botë për nga fuqia e saj.

Tashmë me pasaportën e Kosovës, qytetarët mund të udhëtojnë pa vizë në 50 shtete, në 41 të tjera viza mund të merret pas mbërritjes dhe për 107 shtete, nevojitet vizë.

Në kontinentin evropian, pasaporta e Kosovës është më e fuqishme sesa ajo e Armenisë dhe Azerbajxhanit, por prapa atyre të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, pasaportat më të fuqishme janë ato të Gjermanisë, Spanjës, Francës, Italisë e Holandës, ndërsa në rang global, pasaporta më e fuqishme është ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net